Pesë mijë euro për një vajzë të virgjër, goditet grupi i prostitucionit

Pesë mijë euro për një vajzë të virgjër, goditet grupi i prostitucionit

Një rrjet prostitucioni i klasit të lartë është goditur nga policia spanjolle. Rrjeti ofronte shërbime seksuale, përfshirë edhe virgjërinë e një vajze 16-vjeçare, e cila ishte nxjerrë në shitje në një faqe internet për 5 mijë euro.

Operacioni është zhvilluar në Marbella, qytet në rajonin e Andaluzisë.

Shtatë persona janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Gjatë operacionit, minorenia që ishte nxjerrë në shitje për virgjërinë deklaroi se ishte 18 vjeçe.

Sipas policisë spanjolle, nga ky aktivitet, grupi përfitonte shumë të mëdha parash.

Në Spanjë, prostitucioni nuk është i ndaluar me ligj, por shtëpitë publike janë të paligjshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy