
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është takuar këtë të shtunë me të dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Begaj bën me dije se ka siguruar Lajçak se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut.
E sigurova të Dërguarin e Posaçëm të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut.
Roli i BE-së në këtë proces, por edhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.
Po ashtu presidenti i Shqipërisë ka takuar sot mbretin e Jordanisë Madhërinë e Tij Abdullah i II.
“Nju Jork, me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.
Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe shkëmbyem pikëpamje mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë”, shkruhet në Facebook-un e presidentit Begaj.



