Prozhektorët e medias dhe opinionit publik janë fokusuar tek dosja dhe emri i kryebashkiakut Erion Veliaj. Me të drejtë, pasi Tirana është thuajse më shumë se gjysma e Shqipërisë dhe kryeqyteti i shqiptarëve.
Por referuar të dhënave publike të procedimeve penale, gjykimeve dhe çështjeve në proces rezulton se pushteti lokal në 50% të tij është i përfshirë në afera dhe shkelje ligji e së paku ka zyrtarë të dyshuar.
Prej 12 vitesh Shqipëria ka një sistem në pushtetin lokal me 61 bashki, ndërsa 30 prej tyre rezultojnë me dosje të hapura nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.
Kjo shifër alarmante tregon se pushteti lokal mbetet një ndër hallkat ku korrupsioni, shkelja e ligjit, aferat me tenderat dhe abuzimet me fondet publike janë jo një episode por një sistem që vegjeton në realitetin shqiptarë.
Emisioni FactCheck në MCN TV, referuar këtyre të dhënave zyrtare sjell një tabelë nga Jugu në Veri, ku kreybashkiak, zv.kryebashkiak, janë në lupën e drejtësisë.
Këtë listë e kryesojnë Fatos Tushe dhe Jorgo Goro ish qytetarët e parë të Lushnjes dhe Himarës që janë përballë drejtësisë së posaçme për më tepër se një procedim penal.
Gjysma e kryebashkiakëve përballë drejtësisë
1. Adem Lala – ish-kryetar i Bashkisë Has
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre.
2. Zamira Rami – ish-kryetare e Bashkisë Gjirokastër
Është deklaruar fajtore për shpërdorim detyre.
3. Fatos Tushe – ish-kryetar i Bashkisë Lushnjë
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre.
4. Qerim Ismailaj –kryetar i Bashkisë Mallakastër
Është deklaruar fajtor për falsifikim.
5. Fran Tuci – ish-kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
6. Ndriçim Dushku – ish-kryetar i Bashkisë Rrogozhinë
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
7. Lefter Alla – ish-kryetar i Bashkisë Bulqizë; Enkeleda Lleshi – ish-zv/kryetare
Të dy janë deklaruar fajtorë në të njëjtën çështje. Rasti lidhet me shkelje në procedura tenderimi dhe shpërdorim detyre.
8. Kreshnik Hajdari – kryetar i Bashkisë Kuçovë
Është deklaruar fajtor për falsifikim.
9. Safet Gjici – ish-kryetar i Bashkisë Kukës
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre.
10. Fran Frrokaj – ish-kryetar i Bashkisë Lezhë
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre.
11. Dhionisios Alfred Beleri – ish-kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë
Është deklaruar fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje.
12. Luiza Mandi – ish-kryetare e Bashkisë Libohovë
Është deklaruar fajtore për shpërdorim detyre.
13. Jorgo Goro – ish-kryetar i Bashkisë Himarë
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre dhe probleme me deklarimin e pasurisë.
14. Jorgo Goro – ish-kryetar i Bashkisë Himarë
Bëhet fjalë për një çështje të dytë penale ndaj tij / shpërdorim detyre.
15. Fatos Tushe – ish-kryetar i Bashkisë Lushnjë
Kjo është çështja e dytë ndaj Fatos Tushes / Është deklaruar fajtor për fshehje të pasurisë.
16. Vangjush Dako – ish-kryetar i Bashkisë Durrës
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
17. Granit Gjana – ish-kryetar i komanduar i Bashkisë Kukës
Është deklaruar fajtor për shkelje të barazisë në tendera.
18. Rajmonda Balilaj – ish-kryetare e Bashkisë Patos
Është deklaruar fajtore për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
19. Edison Memolla – kryetar i Bashkisë Rrogozhinë
Është deklaruar fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje
20. Eduard Duro – kryetar i Bashkisë Devoll
Është deklaruar i pafajshëm për shpërdorim detyre.
21. Eduart Kapri – ish-kryetar i Bashkisë Pogradec
Është deklaruar fajtor për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
22. Bardh Spahia – ish-kryetar i Bashkisë Shkodër
Çështja është në gjykim në themel.
23. Leonidha Hristo – ish-kryetar i Bashkisë Finiq
Çështja është në gjykim në themel dhe lidhet me akuzë për shpërdorim detyre.
24. Kristian Shkreli – kryetar i Bashkisë Vau Dejës
Çështja është në gjykim dhe lidhet me akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje.
25. Rexhë Byberi – kryetar i Bashkisë Tropojë
Çështja lidhet me akuzën për shpërdorim detyre dhe është dërguar për gjykim.
26. Erion Veliaj – kryetar i Bashkisë Tiranë
Çështja është në gjykim në themel dhe përfshin disa akuza
27. Zyra Islamaj – kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë
Çështja lidhet me akuzën për korrupsion pasiv dhe figuron në gjykim në themel.
28. Elvis Rroshi – ish-kryetar i Bashkisë Kavajë
Çështja është në seancë paraprake dhe lidhet me akuzën për shpërdorim detyre.
29. Benet Beci – kryetar i Bashkisë Shkodër
Çështja është dërguar për gjykim / lidhet me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
30. Majlinda Bufi – kryetare e Bashkisë Roskovec
Akuza për ndikim në zgjedhje e vota / Pafajësi



