Papa: Shqipëria ka nevojë për një ligj për lobingjet. Basha i vdekur politikisht, pjesa e tij e PD duket si sekt i vogël

Papa: Shqipëria ka nevojë për një ligj për lobingjet. Basha i vdekur politikisht, pjesa e tij e PD duket si sekt i vogël

Gazetari dhe autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa, për rezultatet e auditimit lidhur me lobimet e Lulzim Bashës ku Sali Berisha foli për para ruse dhe kërkoi hetim nga Prokuroria, ai kujtoi se Berisha i ka dalë dikur në mbrojtje Bashës, pasi nuk i dinte lidhjet e tij dhe askush në Shqipëri nuk i dinte lidhjet me rusët.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se është lajm shumë i keq dhe kjo është e faktuar dhe se para një muaj nga CIA u tha haptaz se në 300 milionë dollarë të paguar nga Rusia, gjysmë milion janë për PD, por në fakt janë dhënë për Lulzim Bashën.

Sipas tij, Basha është personazh mediokër që hyri në politikë dhe mori poste të paimagjinueshme nga askush.

Fakti që ka përdorur para nga një kompani offshore në Skoci dhe ku janë rusët, por ka kryer veprimin tjetër duke futur në në probleme ligjore shqiptarët e Michigan duke kërkuar deklarata se ata i kanë dhënë secili nga 10-15 mijë dollarë, për ti çuar në prokurori, për të shpëtuar hallin e tij kur nisën hetimet.

SPAK nga indiciet e Berishës duhet të nisë hetimet ndaj Bashës. Është e turpshme që një politikan shqiptarë të paguhet nga një vend armik i SHBA, por dhe armik i çështjes shqiptare.

Kjo tregon se futja e Bashës në politikë nuk ka qenë rastësore, jo thjesht njohje me fëmijët e dikujt për tu afruar te PD, por si duket ka qenë nga ato qelizat e fjetura të gjurmuara nga Beogradi dhe të gjurmuara dhe nga Moska.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, është orvatur disa herë ta përdorë Bashën, e ka bllokuar për vite me radhë të merrte një vizë në Amerikë, befas erdhi në Amerikë, por takime me politikanë nuk pati.

Tashmë është spostuar, por kërkon të marrë peng atë që quhet partia e vulës. Duke nisur nga çuarja në SPAK e dosjes së Berishës, mendoj Shqipëria ka nevojë për një ligj për lobingjet.

Nuk duhet të lejojë grupime politike shqiptare që të paguajnë për lobim në SHBA, sepse shpesh jo rrallë, jo vetëm Basha është përmendur dhe një politikan tjetër që marrin para nga Rusia.

Duhet të ndryshojë ligji për lobingjet, se me 5, 10, 20 mijë dollarë, janë kryer fotografi. Kjo duhet ndaluar me ligj. Partitë shqiptare duhet të tregojnë burimin e tyre financiar.

Nga ana tjetër del në pah më thekshëm korrupsioni skajor i Kryeministrit, ministrave dhe ende vazhdimi i lidhjeve me krimin, jo vetëm duke i patur si deputetë në parlament, por edhe si kryebashkiakë.

Edhe pse nuk janë zgjedhje politike, pro vendore, kanë rëndësi për të treguar a do të largohet realisht Rama, dhe a do të vazhdojë të blejë heshtjen në Amerikë, ndërkohë që ka shumë probleme me çështjen Mcgonigal.

Teksa Lulzim Basha është shfaqur sot duke thënë se do jetë pjesë e fushatës, Papa tha se duket se çdo shqiptar vuan nga pak narcizmi.

Por ai ndan bindjen se Lulzim Basha politikisht ka vdekur dhe se nuk ka qenë asnjëherë lider real.

Ideja ligjore, i jep idenë se mund të rikthehet sërish. Por fakti që nuk po bëjnë listën me 61 kandidatë, me komisionerë dhe listat për Këshillat Bashkiakë, i bën të duken si një sekt i vogël, por që faktikisht nuk ekziston në politikën shqiptare.

Basha është tipiku i mediokrit që përfitoi aq shumë, por elementë të tillë nuk duhet të lejohen në politikë.

Sa i takon kandidimit për Bashkinë Tiranë nga pjesa e PD-së së Enkelejd Alibeaj, të Roland Bejkos, ai ironiozoi duke thënë se ka shumë popullaritet, duke shtuar se jetojnë në fantazi.

Si mund të hysh në zgjedhje kur ke vetëm 16 kandidatë? Më e ndershmja do ishte të hynin vetëm për Këshillat Bashkiakë, mos të prishnin punë. PD+LSI janë më shumë se PS.

Tani do të shohim forcën reale të këtij grupi që gjykata i dha vulën, por është pa sens se nuk di të ketë ndonjë parti në botë me kryetarë të komanduar.

Shqipëria po hyn në një katrahurë zgjedhjesh, por shumica e shqiptarëve a pranon të rrijë nën këtë tutelë të korruptuar, apo do të shkojë në anën tjetër.

Betejat më të mëdha, janë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Këlliçi duket më elokuent, ka përfunduar shkollë në SHBA. Vjen nga një familje me origjinë. Është Këlliç, flet me këmbë në tokë.

Vjen çudi se bëri premtim për autobusët falas, por në New York, metorja e trenit dhe autobusit është në prag falimenti dhe është kërkuar nga kryebashkiaku që Netflix dhe Uber të kenë një taksë që të mbahet në fuqi.

Ndërkohë ka thënë se do ketë ujë 24 orë. Viti 2023 dhe ende flitet për ujë 24 orë.

Qytetari ka përballë një qytetar me origjinë familje të madhe tiranase, vetë elokuent dhe rezultateve të shkëlqyera, dhe përballë dikë që nuk tregoi asgjë përtej fasadave dhe kasetave të shpërndara në media.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy