Lezhë,  sekuestrohen 70 kg kanabis gati për paketim

Lezhë, sekuestrohen 70 kg kanabis gati për paketim

Policia e Lezhës sekuestroi mbrëmë një sasi prej 70 kg lëndë narkotike cannabis sativa.  Droga u gjet në fshatin Vinjoll dhe siç raportojnë burimet per TemaATV ajo ishte bërë gati për paketim. Kanabisi u gjet i varur në rreth 20 rreshta dhe pas peshimit rezultuan 70 kg.  Të njëjtat burime shtuan se për momentin një person është shoqëruar si posedues i dyshuar,  por besohet se janë implikuar disa persona dhe tashmë çeshtja po hetohet edhe nga prokuroria. Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë të dhëna më të plota rreth këtij aksioni për shkatërrimin e bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy