Vrasja e ish-kryeministrit, policia japoneze pranon dështimin në masat e sigurisë

Vrasja e ish-kryeministrit, policia japoneze pranon dështimin në masat e sigurisë

Vrasësi i dyshuar i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe është transferuar, pasi u mbajt në një stacion policie për dy ditë. Policia thotë se i dyshuari 41-vjeçar tha se ai kishte besuar thashethemet se Abe ishte i lidhur me një organizatë fetare që i shkaktonte probleme financiare familjes së tij.

Ai gjithashtu u tha hetuesve se kishte tentuar të prodhonte një bombë. Ndërkohë një armë e punuar me dorë e gjetur në vendngjarje.

Përtej detajeve të ngjarjes së rëndë, vdekja e Abes ka ngritur pikëpyetje për sigurinë. Një zyrtar i lartë i policisë ka pranuar se gabimet e mundshme të sigurisë i lejuan atentatorit t’i afrohej kryeministrit në mes të ditës.

"Unë besoj se është e pamohueshme që ka pasur probleme me masat e ruajtjes dhe sigurisë. Është urgjente që ne të bëjmë një hetim të plotë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur," tha Tomoaki Onizuka, kreu i policisë prefekturale të Narës.

Abe është vlerësuar për njohuritë dhe përvojën e tij në politikën ndërkombëtare dhe për parandalimin e përkeqësimit të marrëdhënieve SHBA-Japoneze.

Ndërsa vrasja ka lënë në hije zgjedhjet parlamentare të së dielës, Partia Liberal Demokratike parashikohet të dalë fituese.

Kryeministri aktual japonez, Fumio Kishida, i cili drejton partinë konservatore, denoncoi sulmin "barbar" ndaj ish-mentorit të tij, duke këmbëngulur në rëndësinë e "mbrojtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy