VV zyrtarizon dy kandidatët për deputetë në Shqipëri

VV zyrtarizon dy kandidatët për deputetë në Shqipëri

Lëvizja VetëVendosje ka zyrtarizuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlemantarë të 25 prillit. Mësohet se Boiken Abazi do të kandidojë për të marrë vota në Tiranë, ndërsa Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës.

Vetëvendosje, dega Tiranë, i shtohet disa partive të tjera të vogla që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, përfshirë Nismën Thurje, partinë e ish-kryeparlamentares Topalli, apo partinë që do të udhëhiqet nga deputeti, Myslym Murrizi.

09:11h- Vetëvendosje konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, ka paralajmëruar për ditën e sotme një konferencë për media, përmes së cilës thotë se do të prezantojë dy kandidatët e parë nga dy zona zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, që do të mbahen më 25 prill.

 “Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më herët lideri i VV-së Albin Kurti, ka thënë se qendra në Shqipëri është autonome në vendimin e saj nëse dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri apo jo. Kjo është hera e parë që një parti e regjistruar në Kosovë merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy