Australia do të heqë nga ndërtesat qeveritare kamerat e survejimit të prodhuara në Kinë

Australia do të heqë nga ndërtesat qeveritare kamerat e survejimit të prodhuara në Kinë

Dhjetëra kamera survejimi të prodhuara në Kinë do të hiqen nga zyrat e politikanëve australianë.

Kështu bënë me dije zyrtarët, disa ditë pas një njoftimi të ngjashëm nga Ministria e Mbrojtjes e nxitur nga shqetësimet për sigurinë. 

Të paktën 913 pajisje janë vendosur në më shumë se 250 ndërtesa të qeverisë australiane, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar.

Ministri australian i Mbrojtjes Richard Marles tha për kanalin televiziv ABC se të gjitha pajisjet do të hiqen nga ambientet e departamentit të tij në mënyrë që objektet të jenë plotësisht të sigurta.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave konfirmuan gjithashtu se 65 kamera të tilla vëzhgimi ishin instaluar në zyrat e përdorura nga politikanët.

Iniciativa të ngjashme janë nisur në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kanë marrë masa për të parandaluar institucionet qeveritare që të instalojnë kamera të prodhuara nga Kina . Të dy vendet kanë shprehur shqetësime se informacione të ndjeshme mund të rrjedhin nëse kompanitë kineze që qëndrojnë pas pajisjeve detyrohen të ndajnë të dhënat e tyre me shërbimet e inteligjencës së Pekinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy