Kreu i VMRO Mickovski largon elementet proruse të Gruevskit

Kreu i VMRO Mickovski largon elementet proruse të Gruevskit

Kryetari i VMRO-DPMNE, Kristjan Mickovski ka shkaktuar termet të vërtet në parti gjatë mbledhjes së fundit të Komitetin qëndror të mbajtur ditëve të fundit.

Nga burime partiake mësojmë se Micvovski ka vendosur ta çlirojë partinë nga ndikimi i ish-liderit Nikola Gruevski, i cili përmes instalimeve të tij ushtron trysni të fuqishme ndaj Mickovskit për të vazhduar politikat nacionaliste kundër shqitarëve dhe faktorit perendimor.

Mickovski para anëtarëve të Komitetit qëndror hapur ka deklaruar se të gjithë ata kuadro partiake që janë kundër Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të largohen nga VMRO dhe të kërkojnë strehë në ndonjë parti tjetër, raporton express.

Ky qëndrim i Mickovski ka trimëruar elementet properëndimore në parti për të luftuar mbetjet ultranacionaliste të Gruevskit, të cilët kërkojnë nga kreu i partisë të vazhdojë politikat e vjetra kundër Perendimit dhe afrimin me Rusinë dhe satelitin e saj në Ballkan, Serbinë.

Thuhet se rryma ultranacionaliste proruse kanë mbështetjen e disa deputetëve aktual dhe ish ministra, të cilët do të përpiqen që përmes ngritjes së tensioneve brenda partisë të pengonë bisedimet për emrin dhe hyrjen e Maqedonisë në NATO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy