Buxheti 2022, Manastirliu: 3 miliard lekë investime në shëndetësi

Buxheti 2022, Manastirliu: 3 miliard lekë investime në shëndetësi

Investime në vlerën 3 miliardë lekë parashikohen në sektorin e shëndetësisë për vitin e ardhshëm. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm, si buxhetin e qytetarëve, i cili ka në fokus shërbimin shëndetësor universal dhe rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë.

Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare, arrin në vlerën 3 miliardë lekë“, theksoi Manastirliu.

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021. Buxheti 2022 do të financojë për Shëndetësinë 63 miliard e 515 milion lekë që përbën 3,4% të PBB, ndërkohë për Mbrojtjen Sociale do të financohen 27 miliard 850 milion që përbenë 1.49% të PBB ose 4.89% të buxhetit të shtetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy