Marina Duhani, anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nga Partia Social Demokrate dhe ish-kryetare e këshillit të qarkut, diskutoi në studion e MCN Informacion në lidhje me programin e partisë së saj. Duhani tha se në fokus të tij është mosha e tretë. Duhani theksoi se Partia Socialdemokrate mbetet e hapur për të zhgënjyerit nga radhët e së djathtës dhe të majtës.

Ne vijmë në këto zgjedhje pa koalicion dhe marrëveshje të deklaruara. Ne nuk jemi në krah të asnjë partie tjetër, jemi vetëm si PSD me në krye zotin Tom Doshi.

Jemi në shërbim të qytetit dhe të qytetarëve. Ne aktualisht kemi dy deputetë në qarkun e Shkodrës. Ne po luftojmë për mandatin e tretë. Në zgjedhjet para 4 viteve, kemi qenë shumë afër mandatit të tretë.

Ne kemi një plan elektoral shumë të elaboruar. Për çdo fushë kemi konsultuar ekspertët më të mirë që ka Shqipëria sot për sot. I kemi prekur të gjitha shtresat. Por jemi ndalur në mënyrë të veçantë te mosha e tretë.

Ne kemi elektoratin tonë besnik, por jemi të hapur edhe për të zhgënjyerit nga e djathta dhe nga e majta. Ne na ka mësuar kryetari t’u përgjigjemi qytetarëve çdo ditë. E hapim telefonin ne dhe kryetari vetë. U japim mundësinë të gjithë të zhgënjyerve dhe secili ka gjetur te ne një derë të hapur.