Zululand - Çmimi i naftës më i larti në botë. Po cilësia?

Zululand - Çmimi i naftës më i larti në botë. Po cilësia?

Zululand kishte këtë rradhë në fokusin e tij tregun e hidrokarbureve dhe specifikisht çmimin e dieselit dhe benzinës. Konsumatori shqiptar prej vitesh po e paguan shumë shtrenjtë këtë produkt. Madje kjo ndodh edhe kur çmimi në tregjet ndërkombëtare bie ndjeshëm. Në Zululand-in e sotëm gazetari Mustafa Nano kishte në studio Gjergj Erebarën, gazetar i njohur i ekonomisë, ekspertin Vladimir Puka dhe veprimtarin e shoqërisë civile Besian Pesha.

 

Mendimi i përbashkët që ndanë të ftuarit në studio ishte se qytetarët shqiptarë përveç çmimit të lartë, paguajnë dhe cilësinë e dobët të mallit që marrin, në këtë rast naftë diesel dhe benzinë.

 

Gazetari, Gjergj Erebara u shpreh se “kompanitë e naftës që zotërojnë tregun ndryshojnë sa herë ndryshojnë qeveritë. Sot, tha ai kemi kompani që u janë rritur xhirot nga gjashtë herë”. Kjo lë të kuptohet se në këtë treg janë të pranishme dhe të fshehura edhe interesat e politikës.

 

Ndërsa sipas Besian Peshës ne kemi këtë situatë në treg për shkak të taksave të larta që merr qeveria nga nafta e nënproduktet e saj. Ai tha se “Nëse qeveria nuk dot të kishte rritur dy herë taksën e qarkullimit, çmimi i naftës sot do të ishte 145 lekë dhe ne nuk do të ishim duke bërë këtë debat”.

 

Eksperti Vladimir Puka, pranoi faktin se në tregun shqiptar ekziston shitja e produktit jashtë standardeve të cilësisë. Por, ai ka pranuar se në këtë drejtim ka përpjekje të qeverisë për të bërë ndryshime. Sipas tij “Për herë të parë ne kemi dëgjuar që janë gjobitur apo mbyllur pika të tilla që tregtojnë produkt pa cilësi”.

 

Një mendim tjetër që doli nga debati në studio ishte edhe fakti se duke qenë se tregu është i dominuar nga falsifikatorë të produktit, të cilët e përziejnë atë duke penalizuar konsumatorët me cilësin, edhe konkurenca është e mbyllur. Sipas ekspertëve në kushtet që është tregu, është e pamundur që të futet ndonjë kompani e huaj dhe të zhvillojë biznes të sukseshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy