Facebook, 10 mln $ për të identifikuar videot “Deepfakes” (VIDEO)

Facebook, 10 mln $ për të identifikuar videot “Deepfakes” (VIDEO)

Facebook tenton të përforcojë masat e saj kundër informacioneve të manipuluara, në këtë rast për videot e cilësuara “deepfake”. Nisur nga shqetësimet e mëparshme, të cilat kryqëzuan kompaninë përmes akuzave se ruan dhe nuk mbron të dhënat personale të përdoruesve, facebook ka lancuar programin “Deepfake Detection Challenge”, për të cilin do të investojë plot 10 milionë dollar.

Si pjesë e projektit Facebook do të lejojë kërkuesit të prodhojnë deepfake dhe të krijojnë set të dhënash për testimin e mjeteve të identifikimit të tyre. Videot pritet të lancohen në dhjetor dhe do të realizohen përmes aktorëve të paguar, duke shmangur përdorimin e të dhënave të vetë përdoruesve të rrjetit social. Njoftimi vjen pak ditë pasi lancimit të një aplikacioni kinez i njohur si Zao, i cili bën të mundur montimin e fytyrës në vende në të cilat përdoruesit nuk kishin qenë, duke krijuar kështu video deepfake argëtuese dhe  njëherësh manipulative.

Por projekti nuk është i pari i këtij lloji, pasi edhe më herët kompania facebook ka tentuar të gjurmojë dhe luftojë video të tilla. Madje në muajin maj, vetë themeluesit i kompanisë Mark Zuckenberg ra pre e një montimi të tillë, kur artisti Bill Posters realizoi një video deepfake me imazhin tij, bazuar mbi një video origjinale të vitit 2017. Këtë herë, Facebook premton se për kërkuesit e suksesshëm të cilët arrijnë të krijojnë mekanizma të saktë do të ketë edhe çmime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy