Prezantuesi  rus hedh poshtë videon e Schwarzenegger duke e cilësuar propagandë të SHBA-së

Prezantuesi rus hedh poshtë videon e Schwarzenegger duke e cilësuar propagandë të SHBA-së

Prezantuesi rus Vadim Gigin e hodhi poshtë fjalimin e Arnold Schwarzenegger drejtuar popullit rus duke e cilësuar atë si propagandë e SHBA. Gigin i bëri komentet në emisionin "Mbrëmja e së dielës me Vladimir Solovyov".

Në emision, Gigin iu referua Schwarzenegger-it si fytyra e imperializmit dhe kolonializmit amerikan.

Gigin kritikoi Schwarzenegger-in dhe tha: Ai që është në Kaliforni do të na tregojë të vërtetën? 

Schwarzenegger postoi një video  në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter më 17 mars, duke folur kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe duke u kërkuar rusëve t'i rezistonin dezinformatave të vendit të tyre .

“Ka gjëra që po ndodhin në botë që po ju mbahen të fshehura, gjëra të tmerrshme të cilat duhet të dini”, tha Schwarzenegger në video. Ai u kërkoi rusëve të sfidojnë luftën, të cilën ai tha se po shtyhet nga udhëheqësit e qeverisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy