
Lajmi se Finlanda do të braktisë neutralitetin e saj historik për t’u bashkuar me NATO-n ka vendosur në qendër të vëmëndjes vendin skandinav në kufi me Rusinë dhe kryeministren më të re në botë, Sanna Marin.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Marin do të mbahet mend jo vetëm si kryeministrja më e re ndonjëherë (është vetëm 36 vjeç), por edhe si kryeministrja, qeveria e së cilës ka vendosur një ndryshim epokal në ekuilibrin e aleancave midis Lindjes dhe Perëndimit në Evropë.
Qeveria e Marin po çon përpara projketin. Në ditët në vazhdim kryeministrja finlandeze do i paraqesë parlamentit subjektin e më pas do të procedohet me votë. Sipas asaj që parashikohet në skenarë të ndryshëm votat do të jenë pro në shumicë të madhe.
Po kush është Sanna Marin?
Marin është rritur në një familje me dy gra. Ajo hyri në politikë në moshë shumë të re. Familja e kryeministres jetonte në kushte modeste ekonomike dhe për të paguar studimet Marin punonte si nëpunëse.
Ajo drejtoi këshillin bashkiak të Tampere, u bë nënkryetare e Partisë Social Demokratenë vitin 2010 në moshën 25 vjeçare dhe u zgjodh deputete në vitin 2015, në moshën 30 vjeçare. Në vitin 2019 u zgjodh ministre e Transportit dhe Lidhjeve. Po atë vit u bë kryeministre.
Por teksa ajo vijonte të ngjiste shakllët e karrierës Marin u bë nënë e një fëmije në 2018 me partnerin e Markus Räikkönen, një ish-futbollist që e kishte njohur që kur ishte 18 vjeç.
Në gusht 2020, Sanna dhe Markus u martuan me një ceremoni të thjeshtë në rezidencën e kryeministrit në Helsinki. Ajo veshi një fustan nusërie sateni të thjeshtë, të punuar në mënyrë etike dhe me dorë, nga stilistë të rinj vendas dhe i destinuar për ripërdorim.
Të qenit një kryeministre e re dhe e bukur duket se shfaq shumë stereotipe, edhe në një vend "të evoluar" si Finlanda. Në tetor 2020 kur e gjithë bota foli për polemikat sociale të ndezura nga një portret i saj në kopertinën e një reviste finlandeze, në të cilën ajo kishte veshur një xhaketë sportive të zezë që konsiderohej shumë e ulët.
Por Marin është përballur me pandeminë më mirë se fqinjët e saj dhe për të pestin vit radhazi sundon vendin më të lumtur në botë.



