Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla zbardhi diskutimet mes socialistëve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, duke u shprehur se procesi përfundon më 24 maj. Ndër të tjera Balla deklaroi për mediat se ligjvënësve u është kërkuar të vijnë me sugjerime dhe propozime konkrete lidhur me kreun e ri të shtetit.
Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar, pasi në Konferencën e Kryetarëve Kuvendi duhet të ketë një kalendar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës që përfundon më 24 maj. Damin Gjiknuri është i mandatuari për të konsultuar me grupet e tjera parlamentare, me deputetë, për një dialog konstruktiv për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Prej sot konsultimet kanë filluar edhe në grupi tonë parlamentar, ku deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, që ne të kemi në kohë një short listë të atyre që mund të jenë kandidaturat e mundshme, të shoqëruar me firmat. Në 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, kemi diskutuar për çështjet e rendit të ditës”.
I pyetur nga gazetarët se kë njeh si grup parlamentar në Kuvend, Balla tha:
Në Kuvend nuk ka një grup parlamentar që quhet grupi i Rithemelimit, grupet parlamentare janë ato që ju dini”.



