Qytetarët vijojnë qëndresën e tyre në rrugë duke ripërsëritur kërkesat e tyre kundër qeverisë. Në ditën e 35-të të rezistencës, protestës iu bashkuan edhe emigrantë shqiptarë nga shumë vende të Evropës. Pas qëndrimit përballë kryeministrisë, protestuesit lëvizën drejt komisariatit numër tre ku kërkuan lirimin e disa qytetarëve të arrestuar në 2 korrik.



