Viola Gjyzeli, fituese e “Junior Fest 2023”: Mezi po pres përfaqësimin në Festivalin Evropian në Francë

Viola Gjyzeli, fituese e “Junior Fest 2023”: Mezi po pres përfaqësimin në Festivalin Evropian në Francë

Këngëtarja e re Viola Gjyzeli, me këngën “Bota ime”, së fundmi është shpallur fituese e “Junior Fest 2023”.

E ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Gjyzeli, tregon se si nisi rrugëtimi i saj në muzikë.

Në fillim ka kënduar motra ime dhe unë isha gjithmonë në hapat e saj dhe këndoja me atë, dhe më pas më provuan edhe mua qe a di të këndoj dhe aty e panë që këndoj, ishte rastësi.

Kam qenë 6-7 vjeç në klasë të parë dhe pastaj vazhdova, kam ushtruar me zyshën.

Pjesëmarrja në këto festivale me ka rritur jashtë mase dhe me ka rritur vetëbesimin dhe në çdo skenë që jam ngjitur nuk e kam  më sikletin, skam më emocione.

Nuk e kam mendjen a fitoj apo jo, është thjesht eksperienca.

Këngëtarja e re thotë se pas kësaj mezi pret përfaqësimin e Shqipërisë në e Festivalin Evropian të të rinjve në Francë.

Mezi po e pres pjesëmarrjen ne festivalin evropian në Francë, dhe ne jemi në përgatitje, po punojmë për performancë, për çdo gjë.

Kam regjistruar në një studio në Itali, në fillim kisha shumë siklet, po pastaj më iku sikleti, dhe thjesht isha vetvetja.  

26 nëntor është nata finale në Francë, ku do të përfaqësoj Shqipërinë.

Kam pasion edhe basketbollin. Pas shkollës bëj detyrat dhe shkoj gjithmonë në basketboll kurse me zërin ushtroj në shkollë, zyshen e kantos e kam në shkollë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy