“Si ndiheni në 21 janar kur në krah keni LSI-në?”, ja si përgjigjet deputeti socialist

“Si ndiheni në 21 janar kur në krah keni LSI-në?”, ja si përgjigjet deputeti socialist

Deputeti socialist, Besnik Bare, dhe kreu i departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD, Kreshnik Çollaku, janë përballur në emisionin “Oktapod”, në Vizion Plus. Në fund të intervistës, të ftuarit duhej t'i drejtonin pyetje të drejtpërdrejta njëri-tjetrit. Kreshnik Çollaku preku çështjen e 21 janarit me pyetjen:

Kreshnik Çollaku: Kur shkoni dhe kujtoni 21 janarin në bulevard me Metën, si ndiheni?

Besnik Bare: Unë kam dalë në atë protestë, për t’u hapur kutitë. Isha për shkak të Gërdecit, isha per shkak të korrupsionit, isha sepse në atë Rohë KLSH nxorri një abuzim prej 300 milionë eurosh, dola si pedagog që shikoja që arsimi po degradonte cdo ditë.

Kreshnik Çollaku: Pyetja ime është tjetër. Në 21 janar kur në bulevard vendosni lule dhe në krah shikoni një përfaqësues të LSI. Si ndiheni? E dua si përjetim personal.

Besnik Bare: Unë jam çuar në 21 janar për mungesë të demokracisë.

Çollaku: Si është kur në krah shikoni një përfaqësues të z. Meta?

Bare: Unë i vë lulet për ata që ikën. Unë në krah mund t'ju kem juve, mund të kem një ballist. Mund të kem një të legalitetit. Por që aty shkoj për të nderuar ata që humbën jetën.

Çollaku: Kjo nuk është përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy