Tafa: Ka tentativa bullizmi që në kopsht, duhet vëmendje e shtuar nga familja dhe institucionet (VIDEO)

Tafa: Ka tentativa bullizmi që në kopsht, duhet vëmendje e shtuar nga familja dhe institucionet (VIDEO)

Botuesja Vasilika Tafa shprehet se shoqëria jonë është disi agresive dhe se bullizmi si fenomen, nuk lidhet vetëm me moshat shkollore, por se ka tentativa të tij që në kopsht.

Duke folur për “MCN Informacion” ajo deklaroi se bullizmi është një fenomen që fillon dhe rritet nga moshat e vogla, ndonjëherë të ndikuara padrejtësisht dhe pa dashur nga prindërit.

Duhet të kemi një vëmendje më të madhe që nga familja deri te institucionet.

Jemi ne prindërit që duhet t’iu kultivojmë fëmijëve dashurinë për shokët.

Nuk ka nevojë për ekonomi të lartë apo të ulët, por për një dashuri të shtuar të njerëzve ndaj njeri tjetrit edhe kur është në gjendjen tonë, edhe kur nuk është.

Duke qenë ndihmues ndaj shokëve, do të minimizohet ky fenomen që është shqetësues dhe po merr përmasa agravuese.

Nëse ne kultivojmë fëmijë që kanë dashuri për shokët, gjithë shoqëria krijon prirje pozitive për njeri tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy