Kthyen apartamentin në “serrë kanabisi”, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Kthyen apartamentin në “serrë kanabisi”, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet e policisë greke, pasi u është zbuluar apartamenti që e kishin përshtatur për të mbjellë lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa. Mediat greke raportojnë se të arrestuarit janë 20 dhe 26 vjeç, të cilët kishin investuar për ndërtimin e një serre të mirëfilltë në apartament me qëllim rritjen e kanabisit.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 39 rrënjë kanabisi të rritura në një gjatësi prej tre metrash, llampa të fuqishme që përdoreshin nga të rinjtë, një transformator, rreth 500 euro, si edhe mjete të tjera të nevojshme për një aktivitet të tillë. Shtëpitë e kanabisit janë të njohura për shqiptarët në Britaninë e Madhe, ky është një ndër rastet e pakta të këtij lloji në Greqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy