Mbi 90 për qind e votave të numëruara/ Mitsotakis drejt fitores dërrmuese

Mbi 90 për qind e votave të numëruara/ Mitsotakis drejt fitores dërrmuese

Partia konservatore e Greqisë Demokracia e Re duket se ka korrur një fitore dërrmuese në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Greqi. Rezultatet tregojnë se partia e Mitstotakis ka fituar shumicën parlamentare që i lejon formimin e vetme të qeverisë për një mandat të dytë katërvjeçar. Rezultatet zyrtare nga gati 90% e qendrave të votimit në mbarë vendin treguan se partia e Mitsotakis ka siguruar mbi 40 për qind të votave përkundër rivalit të tij kryesorë Tsipras. Syriza ka pësuar një disfatë, duke rënë në 18 për qind. Zgjedhjet u zhvilluan më shumë se një javë pasi një anije me emigrantë u mbyt në brigjet perëndimore të Greqisë, duke lënë qindra të zhdukur, që vunë në pikëpyetje veprimet e autoriteteve greke dhe politikat e rrepta të migracionit. Por duket se kjo fatkeqësi nuk ka ndikuar aspak në zgjedhje. Sipas projektimeve Mitstotakis merr 157-158 vende nga 300 që ka në total Parlamenti grek, falë edhe ndryshimit në ligjin zgjedhor, që i jep bonus partisë kryesuese. Zgjedhjet e majit u zhvilluan me sistem proporcional, ku Mitsotakis-it i duheshin 5 deputetë për të qeverisur. Në total 8 parti duket se e kalojnë pragun 3 për qind për të hyrë në Parlament, duke përfshirë parti ultra fetare dhe parti të ekstremit të djathtë, të mbështetur nga një ish-deputet i burgosur nga Agimi i Artë. 55-vjeçari Mitsotakis bëri fushatë me platformën për sigurimin e rritjes ekonomike dhe stabilitetit politik ndërsa Greqia po rimëkëmbet gradualisht nga një krizë brutale financiare gati dhjetëvjeçare. Rivali i tij kryesor, 48-vjeçari Alexis Tsipras, shërbeu si kryeministër nga viti 2015 në 2019, disa nga vitet më të trazuara të krizës financiare gati dhjetëvjeçare të Greqisë. as paraqitjes së tij të dobët në zgjedhjet e majit, ai kishte luftuar për të mbledhur bazën e tij të votuesve, një detyrë e ndërlikuar nga copëzimi i të majtës në Greqi. Duke folur pas votimit në një lagje perëndimore të Athinës, Tsipras dukej se pranonte se partia e tij do të ishte në opozitë për katër vitet e ardhshme. “Këto zgjedhje vendimtare nuk përcaktojnë vetëm se kush do të qeverisë vendin, por edhe jetët tona për katër vitet e ardhshme, po përcaktojnë cilësinë e demokracisë sonë”, tha Tsipras. Mitsotakis, i diplomuar në Harvard, vjen nga një prej familjeve më dominuese në politikën greke. Babai i tij i ndjerë, Konstantin Mitsotakis, shërbeu si kryeministër në vitet 1990, motra e tij shërbeu si ministre e Jashtme dhe nipi i tij është kryebashkiaku aktual i Athinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy