Pitagora: Mbi qëllimin e jetës dhe domethënien e mençurisë

Pitagora: Mbi qëllimin e jetës dhe domethënien e mençurisë

Dijetari grek, Pitagora (rreth 570 – rreth 495 p.e.r), i dha vrull epokës së artë të matematikës me zhvillimin e logjikës numerike dhe zbulimin e teoremës së tij të famshme, hodhi bazat e nocionit të provës shkencore dhe vijon të ngulitet në mendjen e çdo nxënësi edhe sot e kësaj dite. Idetë e tij ndikuan Platonin, Nikolla Kopernikun, Keplerin, Njutonin dhe Ajnshtajnin, dhe shkolla që ai themeloi mori vendimin, në atë kohë radikal, për të mirëpritur gratë si anëtare, një prej të cilave ishte Hipatia e Aleksandrisë - gruaja e parë që bota ka njohur si astronome.

Krahas shkencës së tij revolucionare, Pitagora krijoi fjalën filozof për ta përshkruar veten si një "dashnor të mençurisë" - një dashuri, temën e së cilës ai përfshiu në një meditim të shkurtër mbi përdorimin e filozofisë në jetën e njeriut. Sipas asaj që do të rrëfente Ciceroni katër shekuj më vonë, Pitagora mori pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 518 para Krishtit me Princin Leon. Princi, i impresionuar me diapazonin e gjerë dhe ndërdisiplinor të njohurive të mysafirit të tij, e pyeti Pitagorën pse jetoi si "filozof" më shumë sesa si ekspert në ndonjë prej arteve klasike.

Pitagora, i cituar në librin e Simon Singh, “Enigma e Fermatit: Kërkimi epik për të zgjidhur problemin matematikor më të madh të botës, përgjigjet:

“Jeta… mund të krahasohet lehtësisht me këto lojërat publike, sepse në një turmë të gjerë të mbledhur këtu, disa joshen nga fitorja, të tjerë udhëhiqen nga shpresat dhe ambiciet e famës dhe lavdisë. Por midis tyre ka disa që kanë ardhur për të vëzhguar dhe për të kuptuar gjithçka që ndodh këtu.

E njëjta gjë ndodh me jetën. Disa ndikohen nga dashuria për pasurinë ndërsa të tjerët udhëhiqen verbërisht nga ethet e çmendura për pushtet dhe dominim, por lloji më i mirë i njeriut i jep vetes mundësinë për të zbuluar kuptimin dhe qëllimin e vetë jetës. Ai kërkon të zbulojë sekretet e natyrës. Ky është njeriu që unë e quaj një filozof, megjithëse asnjë njeri nuk është plotësisht i mençur në të gjitha aspektet, ai mund ta dojë mençurinë si çelësin e sekreteve të natyrës”. / Brain Pickings / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy