
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ndodhet në Harunas të Gramshit, ku iu është bashkuar trupave të Forcave të Armatosura në terren dhe ekipeve te zjarrfikësve dhe organeve lokale të emergjencave civile për menaxhimin e situatës së zjarreve e cila duket jashtë kontrolli.
Ministria e Mbrojtjes informon se është konfirmuar nga organet ligjzbatuese se ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Gramsh, e cila ka shkaktuar situatën e emergjencës me zjarret në disa zona të bashkisë, ka ardhur si pasojë e veprimit të pakujdesshëm të një banori të fshatit Kullollas.
Sipas hetimeve paraprake, viktima ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës.
Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Gërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Aktualisht zjarri ka hyrë në fshatin Harunas, ndërsa deri më tani në Gramsh ka gjashtë persona të plagosur.
Ndërkohë fshati Skënderbegas është evakuuar.



