Instruktorja e joga-s Nina Ristani thotë se një aktivitet i tillë çon në harmoni mes trupit dhe mendjes.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu se çdo klasë joge fillon me frymëmarrjen dhe qetësinë.
Sipas saj, joga ndihmon për qetësinë mendore, ndërton fleksibilitetin, balancon energjinë e brendshme pasi me frymëmarrje mbushet trupi me energji.
Është një vetënjohje e brendshme, por që të arrish të bësh vetënjohjen tënde, duhet të arrish disa rrugë të disiplinuara dhe një nga rrugët është aktiviteti fizik.
Nëse dikush thotë unë bëj joga dhe nuk bëj meditim, ai bën vetëm një pjesë të jogës, së jashtmi. Se aktiviteti fizik është së jashtmi, por përqendrimi është së brendshmi, lidhja me vetëdijen është së brendshmi.
Më mirë është ti vish përpara të keqes, sëmundjes, se sa ta kurosh. Njeriu nuk duhet të presë fundin, kur nga ankthi, paniku dhe stresi dhembin muskujt.
Kjo vjen prej ngarkesave të jetës së përditshme dhe kur shkojnë tek organet është në një fushë tjetër për tu parë.
Qasja ime për jogën ka qenë nga këta mësues që më futën. Unë e kam nisur sepse më ndihmoi shumë koncepti mbi ushtrimet fizike.
Nëse do të fillosh joga duhet ta fillosh me një mësues të certifikuar. Gjithë këtë investim kohe dhe parash, duhet ta kesh për vete.
Kjo është për shëndetin fizik, mendor dhe emocional, është një shkencë e vetë trupit, e vetë jetës.
Joga ndihmon për qetësinë mendore, ndërton fleksibilitetin, balancon energjinë e brendshme se ti mbush në çdo frymëmarrje trupin me energji. Shumë njerëz në joga i zë gjumi.
Zonja më e madhe në moshë që merret me joga është 74 vjeç dhe ka disa vite që vjen. Meshkujt janë shumë të paktë që bëjnë joga.



