Shqipëria përgatitet të hap një tjetër sezon turistik me fluks të lartë, ndërsa nga 10 milionë turistë të një viti më parë. Nuk munguan ata të cilët u përfshinë në krime.
Krime të rënda nga vrasja e deri tek shkeljet e qarkullimit rrugor. Në 10 milion turistë që vizituan Shqipërinë sipas statistikave të bëra publike nga qeveria nuk kanë munguar edhe të përfshirët ne shkeljen e ligjit.
Prej disa kohësh vendi ynë është përballur me keqbërësit e kamufluar si turistë, ndërsa pasojat kanë qenë fatale deri në humbje jete. Nuk kanë munguar ndër vite as vrasësit me pagesë që kanë mbërritur si turistë e më pas hetimet kanë zbuluar se ishin kontraktuar për të kryer krime të rënda.
Dy ndër episodet janë Salvatore Letizia i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 27 majit 2015 tek ish stacioni i trenit me tre viktima. Ndërsa ekzekutimi i Devi Kasmit më 29 Janar 2018 do të zbulonte përfshirjen e ish anëtarit të forcave speciale greke në krimet kundër jetës me pagesë në tiranë.
Por nga turistët vrasës nuk munguan edhe turistët viktima të krimeve. 31-vjeçarea nga Gana me shtetësi franceze Jaqsackie Jaboah që shihni në këtë foto, kishte pak orë që kishte ardhur në tiranë më 2 tetor 2021.
Apartamenti me qira ditore për të qëndruar me të dashurin e saj Kliton Pira u kthye në skenën e krimit të një goditje me sende të forta e thikë. E reja mundi të dal nga apartamenti deri tek shkallët për të kërkuar ndihmë, por vdiq. Ndërsa Pira pas krimit të rëndë u vetëflijua duke mbyllur tragjikisht në tiranë romancën e nisur në Francë.
Por a janë këto të vetmet krime?
Emisioni “FactCheck” ka siguruar të dhënat nga Prokuroria e përgjithshme ku rezulton se vetëm për vitin 2024 shtetas të huaj të përfshirë në krime janë 226.
Një pjesë e tyre janë në paraburgim, një pjesë në hetim në gjendje të lirë e mbi 50 shtetas në kërkim ndërkombëtarë.
Ndërsa shkurti i këtij viti do të zbulonte një tjetër krime të rëndë. Si autori i dyshuar dhe viktima me origjinë palestineze dhe pasaportë greke zgjodhën Tiranën.
Në Rinas siç dhe shihni në këto pamje Rayyan Aluan, 24 vjeçe, dhe Fadi Aluan, 49 vjeç u paraqiten si turist dhe çift të dashuruarish mesditën e 19 shkurtit 2025.
Teka lanë aeroportin zgjodhën një banesë me qira ditore në tiranë në rrugën Gjon Muzaka. Pas 72 orësh më 22 shkurt Fadil Aluan la Shqipërinë duke udhëtuar drejt Greqisë e më andej destinacioni final ku ka lënë gjurmë është Amsterdami dhe një arratisje drejt Libisë.
Për autoritetet shqiptare ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe në Interpol dhe dyshohet si autori i vrasjes së vajzës së tij 24-vjeçares.



