Basha: Nëse nuk doni të zvarriteni në bulevard, ngrihuni t’i shporrim

Basha: Nëse nuk doni të zvarriteni në bulevard, ngrihuni t’i shporrim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje demokratëve të ngrihen bashkë kundër keqqeverisjes. Në fjalën e sotme në protestën e çadrës, Basha tha se 1 Maji në Shqipëri nuk mund të quhet festë.

“1 Maji nuk ka si të jetë festë. Është dita për të kujtuar poshtërimin. Kush harron historinë është i destinuar ta përsërisë. Duhet të bëhemi gati të pranojmë edhe një tirani tjetër, të drogës, korrupsionit. Ftesa ime ndaj çdo qytetari që nuk do të zbarritet në këtë bulevard është të ngrihemi, të bashkohemi dhe ti shporrim me forcën e bashkimit popullor”, tha ai.

Sipas Bashës, gjatë qeverisjes katërvjeçare janë vjedhur 2.8 miliardë euro.

 “Edi Rama dhe e ashtuquajtura PS që nuk ekziston më, rahmet pastë, u preftë në paqe. Rilindja e inkriminuar nuk do t’ia dijë as për punonjësit, as për pagat e tyre, as për të drejtat e tyre, as për të shpunësuarit. Ka vetëm një mision që i ka dalë në shesh nga KLSH, 2.8 miliard euro kanë vjedhur në katër vite”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy