Profecitë/ Ghori: Në Kuran parashikohet lufta bërthamore dhe rënia shpirtërore e kohës sonë

Profecitë/ Ghori: Në Kuran parashikohet lufta bërthamore dhe rënia shpirtërore e kohës sonë

Teologu Samad Ahmed Ghori foli në emisionin “Arnautistan” mbi profecitë, duke u shprehur se Kurani ka parashikuar rënien shpirtërore të kohës që ne po jetojmë.

Ghori po ashtu tha se në librin e shenjtë parashikohet edhe lufta bërthamore. Ndër të tjera teologu tha se fjala atom përmendet në Kuran. 

Profecia është pjesë integrale e besimit. Kurani gjithashtu sjell profecitë. Njerëzit mendojnë se do flasim për përmbytje, shkatërrime, gjëra të përgjithshme. Sot do të doja t’ju tregoja disa gjëra konkrete, të kohës. Zgjodha një kapitull, suren 81 dhe mendoj që aty flitet pikërisht për kohën tonë, surja 124 gjithashtu. Qartasi aty parashikohet për luftën bërthamore, luftë atomike në radhë të parë. Ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, me ato dy shpërthimet e famshme.

Edhe kundërshtarët myslimanë janë të bindur që këto s’kanë ndryshuar, të paktën që nga koha e profetit Muhamed. Surja thotë ‘kur dielli të paloset dhe yjet të zbehen’. Dielli konsiderohet si drita hyjnore dhe yjet, dijetarët. Sot Kurani ka parashikuar që në këtë kohë ku jetojmë ne do ketë rënie shpirtërore. Feja në thelb mungon, në kuptimin e kontaktit me krijuesin. Rënia fetare që është një nga gjërat kryesore të kësaj kohe. Menjëherë pas këtyre dy vargjeve vjen vargu ‘kur malet të lëvizin’. Pastaj vjen 'kur devetë me barrë 10-muajshe të braktisen’. Malet simbolizojnë në gjuhën arabe fuqinë. Do të thotë që është krijimi i superfuqive. Në gjithë botën shohim në këto shekuj si superfuqitë lëvizin botën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy