Analisti maqedonas Faton Aliti, komenton pritshmëritë e tryezës së parë ndërqeveritare të Shkupit me Bashkimin Europian, i cili u parapri nga pranimi i propozimit francez, e cilëson si vendim shumë i drejtë.
Për MCN Tv, ai deklaroi se shtete të vogla të ardhmen e kanë në bashkimin me shtete të mëdha dhe të zhvilluara prej të cilave mund të mësojnë shumë.
Protestat, siç edhe parashikuam janë dobësuar dhe janë shuar tërësisht sepse nuk kishin hallin e identitetit, gjuhës apo çështjeve historike, por ishin të motivuara për qëllime politike për ardhje në pushtët sa më shpejtë.
Nuk shoh se do të kenë sukses apo ndonjë ndryshim apo zgjedhje të parakohshme, tanimë futemi në proces shumë serioz ku nisim edhe negociatat. Do të shihet dhe serioziteti i procesit, dhe më tepër do të binden më shumë qytetarë.
I pyetur nëse e ka parë draftin që do të diskutohet ditën e nesërme, deklaroi se nuk e ka parë por lexoi protokollin e nënshekuar mes qeverisë maqedonase dhe bullgare dhe aty dukshëm bëhet fjalë për kompromis se kusht për Maqedoninë mbeten ndryshimet kushtetuese, për hapjen e kapitujve.
Maqedonia detyrohet që të mos ndërmarrë veprime që do të thotë ndërhyrje në çështje të brendshme që do të thotë të mos kërkojë regjistrimin e pakicës maqedonase në Bullgari.
Shqipëria ka avantazh te reforma në drejtësi, ne në Maqedoni ka vite që kemi punuar për të sjellë në pajtueshmëri legjislacionim me legjislacionin e BE, shumë punë janë bërë.
Problem mbetet lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i regformave në drejtësi, se ende nuk po shihen rezultate të dukshme për prokuroritë dhe gjykatat.
Stimul do të jetë metodologjia e ndryshuar. Por nga aspekti kualitativ, mendoj se është më mirë që të kthehemi përsëri në ndonjë kapitull që e kemi përmbyllur nëse BE shikon ngecje.
Kjo do jetë një shtytje për të plotësuar standardet.



