
Paralelisht me zhvillimin e seancës së sotme parlamentare, opozita mbajti protestën e saj të radhës, e cila vjen pas investigimit të RAI3, ku kryeministri Edi Rama akuzohej nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj si i lidhur me eksponentë të krimit.
Protestuesit mbledhën në hyrje të parlamentit goma makinash dhe pankarta të zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke iu vënë zjarrin.
Ndërkohë pas vënies së zjarrit ka pasur momente përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, duke tentuar të thyejnë barrierën e policëve të vendosur para parlamentit për të hyrë në godinë. Protesta zgjati rreth dy orë mes fjalimeve dhe përplasjeve me policinë.

Një skenar i ngjashëm u pa edhe në protestën e së martës para bashkisë së Tiranës.



