
Camilla, gruaja e Mbretit Charles ka filluar tashmë një revolucion të vogël brenda protokolleve strikte të Pallatit Buckingham dhe traditave historike dhe tashmë paksa të vjetruara.
Sipas asaj që po raportohet nga mediat e huaja, Camilla nuk do të ketë më "shoqërueset personale" të cilat kanë shoqëruar Sovranet në aktivitetet e tyre që nga Mesjeta.
Ajo tani do të ketë 6 asistente, shoqe që do të jenë nga rrethi i saj shoqëror të cilat nuk do të paguhen dhe do të kenë detyra të reduktuara.
Roli i këtyre shoqërueseve do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga roli i atyre që asistuan gjithashtu mbretëreshën Elizabeth.
Ato nuk do të merren më me korrespondencë, procedura administrative apo me planifikim të axhendave, por do të kufizohen në ndihmën e gruas së mbretit Charles III gjatë eventeve publike. Ato nuk do të marrin rrogë për shërbimin e tyre, por vetëm rimbursim shpenzimesh.
Zgjedhja e mbretëreshës Camilla shkon paralelisht me vizionin e mbretit Charles III për një monarki më bashkëkohore, me pak bashkëpunëtorë të besuar.
Ky minirevolucion dëshmon vullnetin për t'u shkëputur nga e kaluara dhe sanksionon fillimin e një epoke të re në Pallatin Buckingham. Mbretëresha Elizabeth kishte shtatë zonja në shërbimin e saj.



