
Ka nisur seanca për dosjen "Partizani" në GJKKO. Ish-kryeministri Sali Berisha, që është i pandehur për korrupsion, nuk është paraqitur. Përmes një shkrese dorëzuar gjykatës, Berisha ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.
"Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa herë të jetë nevojë dhe kur ta mendoj të arsyeshme që të jem i pranishëm”, ka thënë Berisha.
GJKKO vendosi të vazhdojë seancën, duke thënë: "I pandehuri Fatmir Bektashi ka pasur dijeni të rregullt për seancën." Zëvendëskryetari i GJKKO ka vendosur mospranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja. Ulliri, kryetare e trupit gjykues (me anëtarë Ndreç Bibolli dhe Rudina Palloshi), kërkoi të dorëhiqej me argumentin se ishte në gjendje pajtueshmërie për shkak të një kushëriri me një deputet aktual të PD-së.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, bëri një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupit gjykues.



