Trupat e 26 femrave dalin në brigjet italiane, nisin hetimet

Trupat e 26 femrave dalin në brigjet italiane, nisin hetimet

Prokurorët italianë po hetojnë vdekjen tragjike të 26 femrave nigeriane, shumica e të cilave ishin adoleshente.

Trupat e tyre u gjetën në det, dhe ka dyshime se ato mund të jenë abuzuar seksualisht dhe vrarë ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

Pesë emigrantë po merren në pyetje në portin jugor të Salernos. Një anije luftarake spanjolle, që mbante 375 emigrantë ka pikasur fillimisht ne det femrat e vdekura.

Viktimat kishin qenë në një anije mjaft të vogël me 64 persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se trupat e tyre po mbahen në morg për t’u ekzaminuar nga mjekët. Shumica e tyre ishin nga 14 deri në 18 vjeç.

Shumica e 375 të mbijetuarve që zbarkuan në Salerno ishin afrikanë nga Nigeria, Senegali, Gana, Gambia dhe Sudani, raporton e përditshmja “ La Repubblica”, shkruan "Dita".

Theksojmë se bandat e kontrabandës së qenieve njerëzore i kërkojnë rreth 6 000 dollarë çdo emigranti  për ta dërguar në Itali.

Shumë emigrantë kanë raportuar dhunë, torturë dhe abuzim seksual nga anëtarët e këtyre bandave.

150 982 emigrantë nga Afrika Veriore, mbërritën në Evropën Jugore gjatë vitit 2017 raporton Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve.

Gati 75% e tyre mbërritën në brigjet italiane. Shumë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet greke, në Qipro apo Spanjë.

Vitin e kaluar, numri i emigrantëve që kishin mbërritur në ishujt grekë ishte më i lartë se i atyre që kishin zbarkuar në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy