Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me rënien e euros dhe ndikimin e saj tek biznesi ku u shpreh se kursi i këmbimit nuk ndikohet nga bilanci tregtar. Ai tha se duhet veprim për të ndaluar hyrjen e parave të pista dhe se informaliteti ndikon sektorin formal. Sipas tij, kreditimi i biznesit të vogël dhe të mesëm nuk përmbush kriteret, prandaj kanë rënë dhe përfitimet e eksportuesve.
Realisht pritet një reagim sepse institucionet duhet të tregojnë atë çfarë kanë marrë përsipër për të bërë detyrën dhe në raport me sinjalet që janë dhënë që në vitin e kaluar se si ekonomia po ecën, janë shumë të dhëna dhe parashikime të ndryshme që duhen bërë prezence duhet të ketë sinqeritet pasi është mendësia ajo që bën ndryshimin së pari. Sa i përket eksporteve natyrshëm që mund të jetë ndikuar diferenca, por në këtë mes do të thoja se kursi këmbimit nuk vjen nga bilanci tregtar.
Në vijim ai theksoi se sa i përket turizmit në fakt ikin më shumë euro nga shqiptarët se sa vijnë, eurot janë në disfavor të ofertë- kërkesës.
Nuk është normale të mos dimë kush i sjellë këto investime dhe ku shkojnë. Parë kjo tashmë dhe me ato që ekonomia jonë nuk performon njëson si vendet e tjera të Evropës, ndërkohë ne jo vetëm kemi tejkaluar pritshmëritë por ndërtimi ka kaluar çdo kufi dhe këtë përgjigje duhet ta japin financat të cilët kanë detyrë të gjurmojnë dhe parandalojnë atë pjesë të parave të pista të asaj që thonë ka shumë euro në treg por nuk na thonë se nga vijnë.
I pyetur se çfarë do të thotë 45 mln euro humbje, Gjokutaj tha se këto janë disa të dhëna që besoj se drejtoria e tatimeve që bën raportet dhe gjithë institucionet që përpunojnë statistikat janë të dhëna më gjithëpërfshirëse sesa shifra e 45 mln.
Janë tregues që bizneset i bëjnë llogaritë e tyre se sa humbasin por ajo që duhet të ndodhi është pjesa e politikës karshi biznesit kur alarmi i kuq është aty. Ai duhet të informojë mbi informalitetin i cili në rastin e eksportit ndikon tek sektori formal. Edhe nga pjesa që luftimi i korrupsionit që lidhet indirekt dhe operojnë brenda një tregu dhe kur këto bëjnë problem për bizneset shtojnë kosto, si politika për rritjen e pagave që bëhen pa konsultimeve pra të gjitha këto kosto së bashku kanë shtuar koston tek biznesi. Menaxhimi i kostos së biznesit kërkon politika nga qeveria, duhet të mendojë që duke ju marrë bizneseve, duhet dhe tu japë dhe të fillojë kreditimi i biznesit kur sheh një problem të madh. Kur portofolet e bankave janë të mbushura duhet të mendojë për kreditimin e biznesit të vogël dhe mesëm. Mirëpo mungesa e kreditimit, paketa fiskale se si operohet ndaj biznesit pjesa rregullatore në përgjithësi të gjitha rrisin koston dhe e bëjnë këtë klimën e biznesit klimë që biznesi nuk po ankohet por ka ardhur aty ku s’mban më. Pra qeveria duhet të shohë interesin e biznesit dhe të mos veprojë me kokën e vetë.
Gjokutaj tha se ka dy pjesë të parave, një pjesë është për shkak të parave që vijnë nga sektori kriminal dhe paratë që vijnë nga jashtë dhe tani me gjasë aktivizohen, pra hidhet më shumë euro në treg për të përmbushur objektivat si blerja e votës.
Po të lexosh raportin apo njoftimet e të huajve na kanë futur në zonën gri, dhe mbi të gjitha zërin e biznesit që s’ka nevojë të komentohet se ngre shqetësimin sepse ai e përballon atë kosto dhe qytetarët që po paguajnë çmimet e larta. Çmimet po rriten se tashmë ka filluar dhe paniku. Panik që nuk i nevojitet askush dhe në këtë moment paniku do rrezikojnë të gjithë, prandaj jemi në kohën që mund të bëjmë diçka. BSH ka mbajtur një qëndrim njësoj si homologet e veta. Bankat qendrore të Serbisë dhe Maqedonisë regjimet e kursit të këmbimit janë kurse të ngrira dhe tashmë ato funksionojnë të pashqetësuar nga goditjet që vijnë nga tregu. BSH se ka këtë komoditet sepse është një proces që duhet të ishte nisur me kohë. Nuk është koha të presim çfarë do ndodhi por të parandalojmë atë që biznesi parashtron. Paniku s’do ngelet vetëm tek bizneset, do përhapet prandaj të gjitha politikat e tjera që ka ndërmarrë qeveria përveç ndërtimit duhet të zhvillohet dhe eksporti. Kreditimi është mëse i nevojshëm.



