Universi përshpejtohet ndërsa plaket, një studim i ri konfirmon teorinë e Ajnshtajnit

Universi përshpejtohet ndërsa plaket, një studim i ri konfirmon teorinë e Ajnshtajnit

Në agimin e tij, universi ishte shumë më i ngadaltë. Koha kalonte pesë herë më ngadalë, një fenomen ky i parashikuar nga teoria e përgjithshme e relativitetit të Ajnshtajnit, të cilit shkencëtarët i dhanë të drejtë pasi matjeve të kryera me pothuajse 200 kuazarë (vrima të zeza supermasive dhe hiperaktive në qendër të galaktikave të para). Rezultati është publikuar në revistën Nature Astronomy nga Universitetet e Sydney dhe Auckland. “Duke parë në një kohë kur Universi ishte pak më shumë se një miliard vjet i vjetër, ne shohim se koha duket se kalonte pesë herë më ngadalë”, shpjegon autori kryesor i studimit, Geraint Leëis nga Instituti për Astronomi i Sidneit në Universitetin e Sidneit. "Nëse do të ishit atje, në atë univers të porsalindur, një sekondë do t'ju dukej shumë e gjatë, por nga pozicioni ynë, më shumë se 12 miliardë vjet në të ardhmen, ajo kohë primordiale duket se lëviz ngadalë." "Falë Ajnshtajnit - vazhdon Lewis - ne e dimë se koha dhe hapësira janë të ndërthurura dhe, që nga agimi i kohës në singularitetin e Big Bengut, Universi është zgjeruar. Ky zgjerim i hapësirës do të thotë që vëzhgimet tona të universit të hershëm duhet të shfaqen shumë më ngadalë se sa koha rrjedh sot. Në këtë studim, ne e provuam teorinë rreth një miliard vjet pas Big Bengut." Më parë, astronomët e kishin demonstruar këtë fenomen duke u kthyer prapa rreth gjysmës së moshës së Universit duke përdorur supernova (shpërthime të mëdha yjore) si orët e tyre standarde. Por supernova, edhe pse jashtëzakonisht e ndritshme, është e vështirë për t'u vëzhguar në distancat e mëdha të nevojshme për të parë në Universin e hershëm. Megjithatë, duke vëzhguar kuazarët, ky horizont kohor u shty edhe më tej, duke konfirmuar se Universi duket se po shpejtohet ndërsa plaket.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy