Përmbushja e planit të rimëkëmbjes ekonomike të Italisë është vendosur në krye të axhendës të takimit që kryeministrja e re e Italisë Giorgia Meloni do të zhvillojë të enjten në Bruksel. Kjo do të jetë vizita e parë e udhëheqëses italiane jashtë vendit, ku do të takohet me Presidentin e Këshillit të BE Charles Michel, Presidenten e Komisionit të BE Ursula Von Der Leyen dhe Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Meloni ende mbështet idenë e rinegocimit të planit për Italinë, përfituesin më të madh të vetëm nga 750 miliardë euro. Tema është ende në qendër të debatit politik, pasi Meloni e përmendi gjatë fjalimit të saj në parlamentin italian më 25 tetor. Në fushatën e saj elektorale, Meloni bëri thirrje për rinegocimin e planit, por në fjalimin e saj të parë si kryeministre, ajo tregoi se qeveria synon vetëm të rishkruajë tenderat për t'i përshtatur ato me çmimet më të larta të lëndëve të para.
Italia do të marrë mbi 190 miliardë euro kredi dhe grante nga fondi i rimëkëmbjes.



