
Analistin Arjan Çani nuk e bind arsyetimi i Fatmir Mediut për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 6 marsit. Në studion e lajmeve të MCN TV, Çani tha se shmangia nga përçarja e opozitës, si arsye e paraqitur nga kreu i Partisë Republikane, fsheh dilemën e kësaj partie për pozicionimin.
Ajo që ka thënë Mediu nuk më tingëllon e vërtetë. Është munduar të fshihej pas një arsyeje tjetër. Nuk është arsye që po të hynte Mediu do të përçahej opozita, ajo e përçarë është. Thjesht nuk ka ditur ku të rreshtohet. Ka dashur të dijë si do dalë rezultati i zgjedhjeve.



