Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 97.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus pas testimit të 388 mostrave.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.
Sipas IKSHPK-së, edhe 61 pacientë janë shëruar nga sëmundja.
Në këto kushte nuk është përjashtur mundësia që në vend të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur për mediat se të dielën do të zhvillohet një takim i Këshillit të Sigurisë ku pritet të vendoset nëse duhet të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme ose jo.



