Maqedoni e Veriut/ Dalin pamjet e skandalit për rastin e njohur si “Reket", Prokurorja e vlerësuar nga Mogherini kapet në skemën e zhvatjes së miliona eurove (VIDEO)

Maqedoni e Veriut/ Dalin pamjet e skandalit për rastin e njohur si “Reket", Prokurorja e vlerësuar nga Mogherini kapet në skemën e zhvatjes së miliona eurove (VIDEO)

Pas skandalit në Maqedoninë e Veriut ku u përfshinë prokurorja speciale Katica Janeva dhe disa biznesmenë, kanë dalë në dritë pamjet dhe përgjime.

 Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar  në internet një video ku shihet se si të akuzuarit, tashmë të arrestuar për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me pseudonimin Boki 13 dhe Zoran Milevski dalin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev me një valixhe plot me para.

 Në kamerat e vendosura brenda shtëpisë, duket qartë se paratë janë marrë nga Boki 13 pasi i premtoi biznesmenit Kamcev, për të ndërhyrë në prokurorinë speciale saktësisht te prokurorja Katica Janeva për të mbyllur  çështjen penale të njohur si “perandoria” dhe për të liruar biznesmenin Orcev nga paraburgimi.

 Në pjesën e parë të videos është filmuar numërimi i parave, ndërsa në pjesën e dytë nga kamerat e sigurisë shihen të dy personat  të cilën shantazhonin shumë biznesmenë më Shkup në këmbim të parave.

 Gazeta italiane publikoi edhe një pjesë nga biseda në të cilën Boki i tregon Kamçevit se së shpejti do të lirohet nga akuza.

 Pronari i televizionit Boki 13 dyshohet ndër të tjera se i ka marrë 1,5 milionë euro  nga biznesmeni Orce Kamçev. Ky i fundit qe ka edhe shtetësi bullgare, njihet si një njeri i afërt i kryeministrit Bojko Borisov dhe një financues i fushatave të tij zgjedhore.

 Korrupsioni dhe shantazhet në Maqedoninë e Veriut përfshinë në një skandal të përmasave të mëdha krerët e gjyqësorit, si dhe disa politikanë e biznesmenë.

 Pronari i një televizioni në Shkup Bojan Jovanovski, i njohur ndryshe si Boki 13 së bashku me shtetasin Zoran Milevski-Kiçec kanë siguruar disa përgjime të biznesmenëve dhe politikanëve nga Prokuroria Speciale,  madje dyshohet se i kanë siguruar nga dora e prokurores speciale Katica Janeva dhe i kanë përdorur ato si shantazh me qëllim që të zhvatin para.

Pjesë nga shkrimi i medias italiane:

Më 2016, Gjermania e drejtuar nga Kancelarja  Angela Merkelit, përmes degës lokale të Deutsche Telekom, ka përgjuar mijëra orë bisedash telefonike midis anëtarëve të qeverisë konservatore dhe ia ka dorëzuar transkriptimet direkt liderit të opozitës, Zoran Zaev. Kjo një  formë për ta favorizuar atë në rrugën drejt pushtetit e për të kryer më pas “manipulime” sipas dëshirës.

Ky plan gjerman, bashkë me atë të George Soros që financoi për shumë muaj protestat në rrugë arriti rezultatin e dëshiruar. Megjithëse ndërhyrja nga jashtë pati sukses, qeveria konservatore e VMRO-DPMNE e kundërshtoi vërtetësinë, përmbajtjen dhe mënyrën e përgjimeve. Për të qetësuar protestat e shumicës qeverisëse, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesja për politikën e jashtme, Federica Mogherini, kërkuan që në Maqedoni të krijohej një Prokurori Speciale, e cila të kishte si detyrë ekskluzive verifikimin e përgjimeve dhe ndjekjen penale të krimeve.

Prokuroria Speciale duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas. Si rezultat i kompromisit mes palëve, në krye të prokurorisë u emërua një gjyqtare deri atëherë e panjohur, Katica Janeva. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso M?alkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme.

Hetimet dhe proceset gjyqësore ndryshuan krejtësisht skenën politike. Zaev arriti të zgjidhej kryeministër dhe Maqedonia kapitulloi ndërkombëtarisht, duke pranuar të modifikonte gjithë kushtetutën e saj në favor të grekëve, duke marrë emrin Maqedonia e Veriut. Duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të qeverisë socialiste të Zaevit, presidenti i atëherëshëm Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante modifikimin e Kushtetutës.

Megjithatë koalicioni qeverisës, i galvanizuar mediatikisht nga mbështetja e gjithë establishmentit evropian për prokuroren Janeva, shfrytëzoi skenarin duke zgjedhur edhe një kryetar të ri të shtetit në prill, socialistin Stevo Pendarovski, i cili firmosi gjithë aktet e mbetura pezull. Por, çfarë të mbjellësh do të korrësh dhe ashtu siç Zaev u ngjit në majë të pushtetit me përgjimet e ofruara nga palët e interesuara, tani rrezikon të bjerë në të njëjtin kurth.

Disa javë më parë, një drejtues i njohur televiz maqedonas, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u arrestua me akuzën e zhvatjes. Meqënëse zhvatja e plot 8 milionë eurove u krye mbi bazën e dokumentacionit në zotërim ekskluziv nga zyra e Janevës e supozohet në dëm të sipërmarrësit të madh maqedonas Jordan Kamçev, i hetuar në vitet e kaluara nga superprokurorja për çështjen “Impero” skandali u bë menjëherë publik.

Fakti që djali i Janevës ishte një nga manaxherët e shoqatës bamirëse në emrin e Boki 13 nuk bëri gjë tjetër veçse e përkeqësoi situatën e prokurores, e cila, pa pranuar ndonjë përgjegjësi, dha gojarisht dorëheqjen, por duke qëndruar në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit që do të vendoset nga kryeministri.

Akuza është skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe përfshirjen e supozuar të politikanëve të lartë maqedonas. Videoja, e cila është e gjitha në duart e sistemit të drejtësisë maqedonas, tregon përgatitjen e ryshfetit dhe Boki 13 që del bashkë me një koleg nga shtëpia e Kamçevit ndërsa përgjimi ambiental, me datë 20 shkurt 2019, tregon se si shoëmani i premton viktimës lirimin nga arresti shtëpiak. Liri që i erdhi në ditën e premtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy