LAJM I FUNDIT/ Parandalohet sulm në Bruksel, një makinë plot eksploziv ndalohet nga Policia

LAJM I FUNDIT/ Parandalohet sulm në Bruksel, një makinë plot eksploziv ndalohet nga Policia

Policia e Brukselit hapi zjarr mbi një makinë të mbushur me eksploziv pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë nëpër periferi të Molenbeek.

Të shtënat u drejtuan mbi automjet pasi u arrit të bllokohej në trafik dhe shoferi u kap nga policia.

Policia rrethoi me kordon zonën dhe paralajmëroi banorët të qëndronin në ambiente të mbyllura ndërsa njësitë ushtarake kontrollonin për eksplozivë.

Zëdhënësja e policisë së Brukselit, Dorothee Cattrysse, tha se 400 deri 500 njerëz po mbaheshin mbyllkur nëpër dyqanet e zonës.

Policia belge u ka bërë thirje qytetarëve që të mos dalin nga banesat pasi reziku vazhdonte të ishte i lartë.

Molenbeek është një lagje e varfër dhe e banuar kryesisht nga qytetarë me prejardhje nga Maroku, brenda të cilës ISIS kishte organizuar sulme kamikaze në Paris në nëntor të vitit 2015 që vranë 130 persona. Bashkëpunëtorët e atij grupi sulmuan 4 muaj më vonë Brukselin, duke vrarë 32 persona. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy