Gazetari Klodian Tomorri në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ ka komentuar rikthimin e ligjit për importin e mbetjeve për të cilin u shpreh se ai u ndalua dikur për ti hapur rrugë inceneratorëve.
Ai tha se Shqipëria aktualisht është në një situatë të keqe me mbetjet e veta dhe nuk mund të importojë të huaja dhe se hapja e rrugës për importin e tyre është një politikë kriminale.
Sipas tij hartimi i këtij drafti është një shenjë që të mos ketë inceneratorë dhe se qeveria duket se nuk i ka bërë llogaritë se si mund të kthejë një ligj të tillë.
E para do doja të sqaroja diçka lidhur me historinë për ligjin e importeve të mbetjeve. Në vitin 2013 kur këta e ndaluan këtë import mbetjesh nuk e ndaluan se kishin merakun e mjedisit, por sepse po bënin skemën e inceneratorëve. U godit e gjithë industria e mbetjeve dhe kishte diçka fabrika të përqendruara në aksin Tiranë të gjitha u goditën, u nxorën jashtë loje për ti hapur rrugë skemës së inceneratorëve dhe atëherë u la klauzola ose ndalohet importi i mbetjeve, por lejohet vetëm për tranzit ose për incenerim.
Unë nuk e di kujt i intereson rihedhja në tryezë e këtij ligji sepse nuk më bën as sens logjik dhe as ekonomik sepse Shqipëria sot po përballet me një situatë të rënduar në aspektin e mbetjeve në inceneratorin e Tiranës për shkak se incenerator nuk ka.
Landfillin e Sharrës për ezaurimin e kapaciteteve e kemi parë se si pamjet e plehrave kanë bërë male të larta dhe nga një betejë e lartë pak kohë më parë qeveria ka miratuar lejen për lejimin e hapjes së një sipërfaqe shtesë për sistemimin e mbetjeve se në landfillin ekzistues nuk ka më vend.
E njëjta histori vlen dhe për Fierin ku u parashikua inceneartori por ndërkohë nuk u vu as ai në funksion dhe atje sipërfaqja tani ndodh vetëm depozitim në landfill dhe sipërfaqja është shumë e vogël, në Elbasan po ashtu inceneratori nuk punon, pra jemi në situatë ku s’kemi ku të çojmë mbetjet tona dhe kjo nuk më bën sens për çfarë duhet rikthyer ky ligj që ti hapim derën mbetjeve të tjera kur nuk menaxhojmë dot tonat.
Nqs këto janë detyrime që rrjedhin nga marrëveshja që Shqipëria ka me BE dhe janë detyrime nga procesi integrues i vendit kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë sens në këto komente, por nëse tentohet të rikthehet historia e mbetjeve në Shqipëri atëherë do të kishim braktisjen përfundimtare të projektit të inceneratorit që ato nuk do ndërtohen kurrë dhe qeveria ndoshta është duke shkuar drejt kësaj rruge për shkak të atyre dhe ndoshta tani jemi në situatën kur u zhdukën 300 e ca mln euro nga paratë e qytetarëve, paratë u morën dhe ikën, aty nuk u vu asnjë tullë dhe ndoshta kemi ardhur në një vendim që nuk do të kemi më incenerator sepse teorikisht do të duhej që gjyqi përfundon dhe lë në fuqi konfiskimin e inceneratorit dhe i bie që inceneratorin ta ndërtojë shteti pasi u vodhën 130 mln euro.
Nuk besoj se do ta marrë njeri një kosto të tillë politike, por nëse ka rigjallërim të drafteve për të rihapur rrugën e importeve të mbetjeve që shkojnë përtej detyrimeve të Shqipërisë me BE, atëherë të çojnë te braktisja e planit të incenerimit dhe po shkohet drejt përpunimit të mbetjeve siç ka qenë më parë se të fillonte.
Më tej ai shtoi se kjo historia e mbetjeve është një nga historitë që ka pasur sensitivitet të madh në publik dhe sot jemi në kushte të tjera kur s’kemi pasur industri mirëfilli të përpunimit dhe Shqipëria është e tej mbytur me plehra për shkak se nuk i përpunon, trajton dhe riciklon.
U nis ti incenerojë por grabitën vetëm paratë e qytetarëve sepse ajo që ka ndodhur aty veçanërisht me inceneratorin e Tiranës është një nga aferat më të rënda që është parë ndonjëherë në ndonjë vend ku janë paguar 130 mln euro dhe në fund nuk është vënë asnjë tullë për të ndërtuar atë vepër për të cilin paguhen paratë.
Ne duhet të kemi parasysh se kjo është një qeveri dhe maxhorancë që ligjet i ka me shumë qejf. Këta nuk shkruajnë emrin se për kë bëhet ligji se në pjesën më të madhe kemi ligjin fusha, ligjin e zonave të mbrojtura, ligjin për koncesionet.
Pra këta kanë bërë shumë nga këto dhe ne nuk dimë asgjë deri tani por nuk është çudi që pas këtij ligji të jetë ndonjë emër tjetër, por ekonomikisht dhe të interesit publik hapja e derës për mbetjet e huaja, me gjendjen ku është Shqipëria është një politikë kriminale e cila nuk ka sens logjik, asnjë përfitim ekonomik dhe social përveç kosto që bien mbi qytetarët veçanërisht të ndotjes së ambientit dhe shëndetit publik, sepse Shqipëria është në gjendje emergjente sa i përket mbetjeve, ne jemi duke u mbytur në plehra.



