Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetar i sapozgjedhur i PSD-së, Shpend Ahmeti, thotë se partia e re do të bëhet një prej forcave kryesore politike në vend.
Në një konferencë për mediat, Ahmeti tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me ish-kolegët e tij nga Vetëvendosje.
Ahmeti u shpreh se së bashku me kolegët e Vetëvendosjes duhet ta luftojnë të keqen që po i ndodh vendit dhe jo që ta kthejnë luftën kundër njëri-tjetrit.
Ahmeti u zgjodh dje në detyrën e kryetarit të PSD-së, parti e themeluar nga ish-deputetët e Vetëvendosjes që u larguan nga kjo parti disa muaj më parë.



