Vrasjet në Florida, autoritetet nuk përjashtojnë as atë të sulmit terrorist

Vrasjet në Florida, autoritetet nuk përjashtojnë as atë të sulmit terrorist

Drejtuesit e policies në Florida kanë deklaruar se po hetojnë terrorizmin si motiv të mundshëm për sulmin e së premtes në aeroportin e Fort Lauderdale, por është ende e herët që të konfirmohet në mënyrë përfundimtare një gjë të tillë.

Ndërsa agresori kishte udhëtuar në këtë zonë posaçërisht për kryerjen e sulmit, ndonëse mbeten ende të paqarta motivet dhe arsyet e ndërmarrjes së këtij veprimi. Lajmi është komunikuar nga agjenti i FBI-së Xhorxh Pajro, i cili u shpreh se 26-vjeçari i identifikuar me emrin Esteban Santiago, ka qënë gjithashtu një ushtar në Irak.

Pas sulmit të ndërmarrë prej tij, pesë persona mbetën të vrarë ndërkohë që 8 te tjerë u plagosën. Hetuesit janë shprehur se pas analizimit të regjistrave mjekësorë, është zbuluar se 26-vjeçari ka kryer disa vizita për shëndetin mendor. Gjithashtu, gjatë momentit që është marrë në pyetje, Esteban Santiago, ka shfaqur një sërë komplikacionesh.

Agresori më herët ka shërbyer në Irak nga prilli i vitit 2010 deri në shkurt të vitit 2011. Më pas, ai vendosi që t’a ndërpriste shërbimin ushtarak në muajin gusht të vitit 2016. Disa media kanë raportuar se shkak për këtë ishin bërë disa nota vërejtje të ardhura nga Garda Kombëtare e Alaskës për performancë të pakënaqshme nga ana e 26-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy