Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e nje dite me pare ne Itali ku policia italiane goditi nje organizate te fuqishme kriminale ndersa sekuestroi 5 ton hashash qe vinte nga Shqiperia.Mes 25 personave te arrestuar, disa prej te cileve shtetas shqiptare, gjate superaksionit te realizuar nga forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro dhe shërbimin qendror për krimin e organizuar në Rome, në kuadër të operacionit të koduar “Stammer2-Melina”, raportohet se ndodhen edhe tre kokat e trafikut.
Mes të arrestuarve është bosi i Filadelfias Rocco Anello, 58 vjeç, dhe Francesco Fiare nga San Gregorio, 38 vjeç, i njohur si “doktori”.“Arrest me burg” është kërkuar për Francesco Paladino, ndërsa vëllai i tij Antonio Paladino ka marrë masën “arrest shtëpie”. Babai i tyre, Salvatore Paladino, edhe ky person nën hetim, është aktualisht edhe në një proces tjetër për operacionin antidrogë “Stammer”, vijim i të cilit ishte operacioni i djeshëm.Këta persona dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.Në kuadër te operacionit “Stammer2-Melina”, janë arrestuar edhe 9 shtetas shqiptarë:
Indrit Buja, 37 vjeç; Elvis Hajdini, 25 vjeç; Shefik Muho,34 vjeç; Vladimir Leskaj, 34 vjeç; Adrian Licaj, 34 vjeç; Vilson Nelaj, 34 vjeç; Astrit Paskali, 45 vjeç; Alban Sinani, 34 vjeç, Gentian Sulejmani, 41 vjeç; Luan Tahiraj, 39 vjeç. Sipas hetimeve, grupi kishte shtrirje të madhe në Itali, duke përfshirë rajone si Kalabria, Pulja, Sicilia, Lacio, Toskana, Lombardia, por edhe zgjatime në Shqipëri. Droga e trafikuar nga Shqipëria nuk kishte destinacion final vetëm Italinë, por edhe vendet e Bashkimit Europian.
Mediat italiane raportojnë se kokat kalabreze të organizatës kishin rënë në kontakt me trafikantët nga Brindizi dhe me kultivuesit e kanabisit nga Shqipëria. Pasi droga kultivohej në Shqipëri, ajo trafikohej përmes detit në Brindisi dhe u dorëzohej ndërmjetësve, të cilët më pas e shpërndanin tek pjesa tjetër e grupit.
Me realizimin e operacionit “Stammer2-Melina” u sekuestruan edhe dy skafe dhe disa mjete që përdoreshin nga anëtarët e bandës. I gjithë operacioni ka bërë që organizata të pësojë humbje të ndjeshme ekonomike, sepse droga e sekuestruar, kur të përpunohej e të hidhej në treg, llogaritej t’u sillte trafikantëve fitime prej 10 milionë eurosh.



