Tenderi për parkun diellor të Spitallës, Tomorri: Nën zë flitet se Voltalia do të fitojë garën (VIDEO)

Tenderi për parkun diellor të Spitallës, Tomorri: Nën zë flitet se Voltalia do të fitojë garën (VIDEO)

Në “menunë e drekës” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron, sipas gazetarit të ekonomisë Klodian Tomorri ka qenë edhe një nga projektet kryesore në Shqipëri siç është ai i parkut diellor të Spitallës.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Tomorri tha se pas kontraktimit të pakut diellor të Karavastasë nga kompania franceze Voltalia me një çmim 24.8 euro për megavat, që ishte një çmim dukshëm më i ulët se tregu, “pati zëra se francezët mund të kërkonin diçka tjetër në këmbim” dhe se pak kohë më vonë u shpall tenderi për Spitallën. Fituesi i kësaj gare duhej të ishte shpallur më 2 mars, por nuk është shpallur ende edhe sot.

Siç u shpreh Tomorri “nën zë flitet se është Voltalia ajo që do të fitojë garën për parkun e Spitallës” dhe se qeveria dhe Ministria e Energjisë sipas tij “është kapur në një situatë të sikletshme sepse mendohet se ofertat e tjera mund të kenë qenë më të ulëta se ato të Voltalias”.

Intervista e plotë e Klodian Tomorrit në MCN TV:

Siç e ndoqëm nga kronika kryeministri pati një drekë pune me presidentin francez ku u fol për projekte në Shqipëri. Cilat janë këto projekte?

Tomorri: Unë besoj se në menunë e drekës mes Ramës dhe Macron, një nga projektet kryesore ka qenë parku diellor i Spitallës. Ju e dini që më parë Shqipëria ka kontraktuar një park diellor që është ai i Karavastasë ku u shpall fituese kompania franceze Voltalia. Kjo komopani ofroi një çmim 24.8 euro për megavat që ishte një çmim dukshëm më i ulët se tregu. Por që në atë kohë pati zëra se francezët mund të kërkonin diçka tjetër në këmbim. Pak kohë më vonë u shpall tenderi për Spitallën. Fituesi për parkun e Spitallës duhej të ishte shapllur më 2 mars dhe nuk është shpallur edhe sot që flasim. Parku diellor i Spitallës u duk sikur u hap enkas për Voltalian, e cila kishte ofruar një çmim të ulët për Karavastanë dhe i duhej diçka tjetër për ta kompesuar. Kjo tregon se kemi një luftë të brendshme se cila do të jetë fituese. Nën zë flitet se është Voltalia ajo që do të fitojë, ajo që ka fituar edhe atë të Karavastasë. Në tenderin e Spitallës u paraqitën 5 oferta dhe informacione jozyrtare thonë se në garë tani kanë mbetur vetëm 2 kompani, ndër të cilat edhe Voltalia. Me sa duket qeveria dhe Ministria e Energjisë është kapur në një situatë të sikletshme sepse mendohet se ofertat e tjera mund të kenë qenë më të ulëta se ato të Voltalias. Nëse verën e kaluar arritëm të sigurojmë një çmim me 24.8 euro për megavat, tashmë është hapur me 55 euro për megavat. Me sa duket e gjithë vizita dhe dreka ka qenë mirfilltazi për projektet franceze në fushën e energjisë.

Ka një afat të dytë pas shtyrjes?

Tomorri: Jo nuk ka.

Sot kaloi në parlament projektligji për marrëveshjen e Skavicës, të cilën do ta ndërtojë kompania amerikane Bektel sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes dy qeverive tetorin e kaluar. Çfarë parashikon ky projekt?

Tomorri: Skavica është një projekt i hershëm që ka pasur një sërë tentativash dhe këtë herë ka një interes nga kompania amerikane Bektel. Si projekt Skavica deri para pak muajsh ishte pjesë e planit të investimeve të BE për të rimëkëmbur ekonomitë e bllokut të Europës dhe vendeve kandidate, por në tetor të vitit të kaluar ka pasur një kthesë 180 gradë nga qeveria dhe u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi me Bektel. Sot kaloi ligji që lejon KESH të avancojë me projektin. Është projekt i ndarë në dy faza dhe projekti final shkon drejt variantit më të madh me digë më të lartë që ka një kosto prej 550 milionë dollarësh në ndërtim. E paqartë është mënyra e ndërtimit. Edhe nga shpjegimet që janë dhënë nuk ka asnjë shpjegim të qartë për mënyrën e financimit. Është thënë që do të jetë nga financat shtetërore, por Bektel do të ndihmojë qeverinë. Një qeveri nuk ka nevojë për mbështetje sepse mund të marrë borxh. Kjo është e paqartë, por mesa duket këtë herë do të kemi një avancim të Skavicës. Bektel është kompani e madhe dhe ndërton edhe veprat më të vështira.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy