
Parlamenti grek do të votojë të mërkurën, nëse Greqia duhet të kërkojë dëmshpërblim miliarda euro kompensim nga Gjermania për dëmet që e bëra në prej nazistëve gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.
Edhe qeveri të tjera të mëparshme greke kanë thënë se Gjermania i detyrohet Greqisë.
Debati u rishfaq qëkur Greqia hyri në krizë ekonomike para një dekade.
Gjithsesi ky votim do të jetë vendimi i parë zyrtar nga parlamenti.
Kostoja e propozuar arrin rreth 300 miliardë euro dhe do të votohet në mbrëmje.
Sipas ministres së Punëve të Jashtme, Sia Anagnostopulu, Greqia duhet dhe e ka gjithë të drejtën që të negociojë që Gjermania t’i njohë dhe t’i pranojë dëmet morale, politike dhe ekonomike që janë bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.



