Franca fal personat me pasaporta false të vaksinimit, por me kushtin që të imunizohen

Franca fal personat me pasaporta false të vaksinimit, por me kushtin që të imunizohen

Autoritetet shëndetësore në Francë deklarojnë se personat që do të kapen me pasaporta false të vaksinimit anti-Covid s’do të ndëshkohen, nëse vendosin të imunizohen.

Sipas shifrave zyrtare në Francë qarkullojnë rreth 200 mijë pasaporta false të vaksinimit. Disa rrjete kriminale janë nën hetim pasi kanë hakuar stafin që merret me vaksinimin që të krijonin mijëra pasaporte të rreme.

Ndërkaq pritet të fshihen të gjitha dokumentet false nga regjistri kombëtar, kështu që ato nuk do të jenë në sistem.

Kujtojmë që pasaporta e vaksinimit në Francë bëhet e vlefshme me marrjen e dozës së tretë, që kërkohet 4 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy