Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i është drejtuar deputetëve të Kuvendit me fjalën e saj të fundvitit, tashmë tradicionale.
Jahjaga e ka cilësuar këtë periudhë si momenti më kritik i vendit, i cili është përfshirë nga një krizë politike dhe morale. Ndërsa opozita e bashkuar ka bojkotuar sallën sapo Jahjaga nisi fjalimin e saj.



