
Një çift homoseksualësh në SHBA kanë krijuar krijuar një zhurmë të madhe në në rrjetet sociale pasi kanë publikuar një foto të shtëpisë së tyre me dritat e flamurit të komunitetit LGBT.
Memo Fachino, 35, dhe burrit të tij Lance Mier, 36, iu tha që të hiqnin flamurin e LGBT-së që e kishin vendosur në hyrjen e shtëpisë, pasi këto ishin rregullat e lagjes.
Ndërkohë në një postim në Reddit, javën e kaluar, çifti tha se ata shfrytëzuan këtë mënyrë tjetër për të krijuar flamurin.
Pasi postimi i tyre u bë viral, ata shpjegojnë se shoqata e lagjes vendosi kufizime për shfaqjen e flamujve jashtë shtëpive pasi disa prej tyre vendosnin flamuj të “Black Lives Matter” dhe disa të tjerë flamuj në mbështetje të policisë.
Rregulli i ri, sipas çiftit, lejon banorët të mbajnë vetëm flamurin e SHBA-ve.
"Duke parë rregullat tona të reja, vumë re që dritat e lëvizshme lejohen pa kufizime," shkruhet krahas fotos së publikuar nga çifti.




