Përmbytjet nga moti i keq në Itali, shkon në 8 numri i viktimave

Përmbytjet nga moti i keq në Itali, shkon në 8 numri i viktimave

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas valës së motit të keq që goditi Emilia Romagnan në Itali, si pasojë e vërshimit të lumenjve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve katër mijë persona janë evakuuar, ndërkohë që 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike.

Sistemi rrugor është në vështirësi dhe autoritetet këshillojnë që të shmangen disa arterie dhe nuk rekomandohen lëvizjet nga jugu.

Emilia Romagna trafiku hekurudhor rajonal është plotësisht i bllokuar, ndërsa trafiku në linjat kombëtare dhe linjat e shpejtësisë së lartë vazhdon të funksionojë.

Që nga mbrëmja e së martës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë dalë nga shtrati 14 lumenj, ndërkohë që përmbytjet janë shtrirë në 24 bashki.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy